1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla takohet me ministrin finlandez, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është takuar sot me ministrin për Çështje Evropiane të Finlandës, Anders Aldercreutz.

Në takim, sipas MPJ-së, është diskutuar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Në takim u diskutua për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, sukseset e jashtëzakonshme të Kosovës në ngritjen e standarteve të demokracisë dhe shtetit ligjor, përparimin në ekonomi dhe perspektivën euroatlanktike të Kosovës.” – thuhet tutje.

Në fund, MPJ njofton:

“Duke vlerësuar gjendjen e të drejtave të njeriut dhe atyre të komuniteteve joshumicë, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img