Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj senegalez, Ismaila Maidor FALL.
Gjatë këtij takimi, Gërvalla tha se homologun e saj e falënderoi për mbështetjen që Senegali e ka ofruar në vazhdimësi për Kosovën.
“Shpreha përkushtimin dhe vullnetin për zgjerimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi në fusha të ndryshme”, shkroi Gërvalla.
Më tej, ajo bëri të ditur se Maidor Fallin e ka ftuar që ta vizitojë Kosovën.