Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se është takuar me sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken dhe homologen e Kanadasë, Melanie Joly.
Ajo ka thënë se lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është shfaqur në takimin i shkurtër por thelbësor.
“Si gjithmonë, lidhja e thellë midis Kosovës dhe SHBA-së u shfaq në shkëmbimin tonë të shkurtër por thelbësor. Faleminderit për besimin dhe sinqeritetin”, ka shkruar ajo.
Gërvalla shtoj se, Kosova është krenare që edhe Kanadaja është aleate dhe mike e Kosovës.