Site icon PrishtinaPress

Gërvalla: Shpresoj që anëtarësimi në Këshill të Europës të jetë çështje muajsh, jo vitesh

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë raportimit para Komisionit ka thënë se është bërë përparim në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës pa dorëzimit të aplikimit në maj të vitit të kaluar.

Ajo tha se shpreson që ky proces të jetë çështje muajsh, jo vitesh.

“Një pjesë e madhe e punës gjatë këtij viti do të jetë e fokusuar në anëtarësimin në Këshillin e Europës ku kemi bërë një progres të mirë deri tani. Presim hapa të tjerë të rëndësishëm me shpresën që anëtarësimi i plotë të jetë çështje muajsh dhe jo çështje vitesh”.

Ndërkaq, për aplikimin në Bashkimin Europian, Gërvalla se duhet të bëhet lobim edhe pse thotë si proces do të zgjasë siç ndodh edhe me vendet e tjera.

Ajo tha se përafrimi me NATO-n mbetet prioritet kryesor.

“Kosova duhet të investojë shumë për një anëtarësim në NATO, por duhet kryer hapat paraprakë që janë të nevojshëm. Në takime e vëmë në pah rëndësinë që ka për paqen dhe stabilitetin në rajon”./PrishtinaPress/

Exit mobile version