Site icon PrishtinaPress

Gërvalla: Serbia shprehimisht shpreh refuzimin e saj për të zbatuar dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Serbia ka refuzuar për të zbatura dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

Gërvalla i’u ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtarë të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar.

“Serbia shprehimisht shpreh refuzimin e saj për të zbatuar dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Tani nevojitet një ndryshim thelbësor”, ka shkruar Gërvalla në platformën X.

Exit mobile version