Site icon PrishtinaPress

Gërvalla: Serbia duhet të jetë serioze për normalizim të marrëdhënieve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka deklaruar së fundmi se Serbia duhet të jetë serioze për nomalizim e marrëdhënieve.

Gërvalla ka potencuar për mediumin portugez “Diaro de Nolicias” se normalizim i raporteve do të thotë sjellje normale, respekt të fqinjësisë dhe moskërcënim ndaj fqinjit me luftë dhe pasoja të tjera.

“Është kaq e vështirë me Serbinë, ata ulen në tryezën e bisedimeve dhe premtojnë dhe pastaj vjen një Serbi krejtësisht tjetër kur bëhet fjalë për zbatimin e premtimeve. Kësaj radhe Serbia as që nënshkroi, kështu që nuk jam optimist për të pritur ndryshime në javët apo muajt e ardhshëm.”, ka thënë Gërvalla.

Ajo është shprehur se Serbia nuk ka qenë e gatshme për marrëveshje as më 27 shkurt në Bruksel, as më 18 prill në Ohër.

“Serbia vazhdon lojën e vjetër të transmetimit të mesazheve dhe kur afrohet koha për nënshkrim, refuzon. Është për të ardhur keq që BE-ja po e mundëson këtë situatë dhe nuk po i zgjidh sfidat e dialogut që po ndërmjetëson.”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, Gërvalla është shprehur se Kushtetuta e Kosovës u garanton të drejta pakicave, duke cekur minoritetin serb.

Ndërkaq, për javën e kulturës kosovare në Portugali, ministrja Gërvalla është shprehur se njerëzit duhet të dinë më shumë për kulturën, “artin tonë, sepse kultura dhe arti janë dritarja e shpirtit tonë”./PrishtinaPress/

Exit mobile version