Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është takuar me Philippe Lamberts, president i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian.
Takimi është bërë në kuadër të disa takimeve të tjera që po zhvillohen në Bruksel, raporton Indeksonline.
Pas takimit, Gërvalla-Schwarz thotë se e njoftoi Lamberts për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, si dhe kërkoi nga BE të mbahet Serbia përgjegjëse.
Takimi i përzemërt me Philippe Lamberts, bashkë-president i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian. E informova për aktin e agresionit të 24 shtatorit kundër Kosovës, falënderova për qëndrimin e qartë të PE-së në vendimin e fundit dhe i kërkova BE-së që ta mbajë Serbinë përgjegjëse”, shkroi e para e MPJD-së në Twitter.
Gërvalla-Schwarz po qëndron në Bruksel me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Ngjarja mbledh ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.