Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka publikuar fjalimin e saj të plotë në Forumin e Dubrovnikut, për të cilin u kritikua shumë në Kosovë.
Ajo u citua se kritikoi BE-në dhe duke e vlerësuar si të paaftë për të garantuar siguri e paqe.
Madje ajo tha se pa SHBA-në dhe NATO-n, BE është një tigër prej letre.
Edhe në fjalimin e publikuar ajo nuk është se ka mohuar diçka nga kjo deklaratë, por aty ka përmendur se para saj këtë gjë për BE-në e ka thënë ditë më parë edhe “një prej analistëve më të rëndësishëm gjerman”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell teve1.info
Gërvalla ka thënë Kosova është unike sa i përket anëtarësimit në BE dhe NATO.
https://www.facebook.com/donikagervallakosova/videos/1276359346336633/