2.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla pjesë e takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, temë edhe dialogu

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë sot në takimin e 27 ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet në Bruksel.

Takimi i nivelit të lartë mbahet në margjinat e mbledhjes së Këshillit për Politikë të Jashtme të BE-së, që kryesohet nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, ndërsa pritet të diskutohet bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në fushat e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, posaçërisht në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë.

Në ftesën për Gërvallën , Borrell ka theksuar se për BE-në, Ballkani Perëndimor është partneri më i afërt, me të cilin ndajnë lidhje të fuqishme politike, ekonomike, të sigurisë dhe gjeografike, dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së dhe homologëve nga vendet e Ballkanit Perëndimorë, pritet të diskutohen edhe zhvillimet e fundit në rajon.

Ndërkaq në njoftimin e BE-së për të njëjtën ngjarje përmendet se temë e diskutimeve për Ballkanin Perëndimor është edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img