2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla pjesë e konferencës së koalicionit anti-ISIS në Riad, me ftesë të Blinken

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka njoftuar se po merr pjesë në një konferencë në Riad ku ka shkuar me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ajo tha se Kosova është e angazhuar për të drejtat e njeriut dhe sigurinë kombëtare.

“E nderuar që erdha në Riad me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Princit saudit Bin Farhan Al Saud për të marrë pjesë në konferencën e Koalicionit Global. Kosova është e palëkundur në vendosmërinë e saj për të forcuar angazhimet për të drejtat e njeriut dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Konferenca ku po merr pjesë Gërvalla është një Koalicioni Global kundër ISIS-it është një partneritet unik i 86 qeverive dhe institucioneve që punojnë për të degraduar dhe mposhtur atë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img