-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla përmend sulmet ndaj Policisë së Kosovës, thotë se po vijnë nga territori serb e Vuçiqi po i lejon

Ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka përmendur edhe sulmet që po kryhen ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit. 

Ajo ka thënë se sulmet po vijnë nga territori serb.

“Ekipet tona të policisë etnikisht të përziera po sulmohen në kufi me armë, gurë, granata e gjithçka tjetër. Fatmirësisht nuk kemi ende asnjë të lënduar”, tha ajo. 

Tutje ajo shtoi se këto sulme nuk mund të vinin pa dijeninë e presidentit serb Aleksandar Vuciq dhe se Rusia së bashku me Serbisë kërkojnë destabilizim të Ballkanit. 

“Sulmet po vijnë nga territori serb dhe nuk do të ishin të mundura po mos t’i lejonte Vucic. Serbia dhe Rusia vazhdojnë të jenë kërcënimi më i madh ndaj paqes në rajon. Nëse nuk e mbyllim Kutinë e Pandorës të hapur nga Dodik, Putin e Vucic, Ballkani mund të bëhet përsëri vend i errët”, shtoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img