4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla për sulmin e 24 shtatorit: BE-ja duhet të ketë një qëndrim për pasojat që duhet të ketë agresori

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian ku pas përfundimit të takimit mes tjerash përmendi agresionin e grupit kriminal serb më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Ajo vuri në dukje që Bashkimi Evropian duhet të ketë një qëndrim në lidhje më pasojat që duhet të ballafaqohet agresori.

“Republika e Kosovës është partner i vendosur i Bashkimit Evropian, dhe do të vazhdojë rruga euroatlantike për integrim, dhe shpresojmë që premtimet të bëhet të vërteta”, ka deklaruar ajo.

“Në Ballkanin Perëndimor kemi situata rreth sigurisë dhe paqes kemi sfida, së bashku me kolgoët shpresoj shumë që diskutimin për sigurinë dhe paqen ta kemi jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por në kontinentin evropian gjithashtu dhe të kemi hapa konkretë”.

“Kosova dy muaj më parë është përballur me një agresion nga fqinji, Serbia, dhe presim nga Bashkimit Evropian, ministrat e Jashtëm të kenë një qëndrim për sulmin dhe pasojat që agresori duhet të ballafaqohet”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img