Site icon PrishtinaPress

Gërvalla për pagën 7500 euro të Gani Jakupit: Shumë modeste, po mundohen ta denigrojnë personalitetin e shquar

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz, gjatë raportimit të saj në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme ka folur për pagën e këshilltarit , Gani Jakupi.

Anëtarja e Komisionit, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka pyetur direkt Gërvallën se a paguhet Jakupi 7 mijë e 500 euro nga buxheti i shtetit.

Gërvalla i është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk bëhet fjalë për pagë mujore, por që shuma prej 7 mijë e 500 eurove është shuma që përfshin shpenzimet e një projekti të tërë një vjeçar.

Kryediplomatja kosovare konsideron se kjo është një shumë modeste, që sipas saj, pothuajse nuk i tejkalon shpenzimet që shteti ka për një diplomat në vendin pritës.

‘Fakti që thuhet kemi paguar këshilltar 7500 euro, më lejoni të ju them se partia juaj ka paguar 15 fishin e 7500 eurove. Sa i përket guximit e kemi parë edhe në të kaluarën, e kemi parë edhe sot çështjen e guximit.. Në kuadër të diplomacisë kulturore dhe përpjekjeve tona për të krijuar një ambient tjetër në vendet jo njohëse, si ministre shfrytëzoj të gjitha instrumentet natyrisht duke kursyer buxhetin e shtetit sepse lehtë është të angazhosh kompani që kushton 4 milion, por vështirë është të gjesh personalitete kulturore që me një shumë modeste e cila pothuajse nuk i tejkalon shpenzimet që Republika e Kosovës për një diplomat në vendin pritës. Të gjithë ata që mundohen të denigrojnë personalitetin e njerëzve të shquar si në rastin e Gani Jakupit, bëjnë sikur nuk e kuptojnë që kjo nuk është pagë, ky është projekt i lidhur me objektiva të qarta të përcaktuara saktë, që i shërbejnë Republikës së Kosovës dhe vendosjes së saj në vende jo njohëse. Jam shumë krenare që me këtë shumë modeste, që nuk është pagë mujore, e cila është shuma që përfshin shpenzimet e një projekti të tërë një vjeçar’.

Exit mobile version