-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla për masat e BE-së ndaj Kosovës: Të panevojshme e të rrezikshme

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka komentuar masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të ndërmarra nga Bashkimi Evropian si pasojë e situatës në veri.

Ajo tha se masa të tilla janë të panevojshme, pasi sipas saj, është e rëndësishme që mesazhi t’iu dërgohet atyre që i kanë krijuar trazirat.

“Ne mendojmë që masa të tilla janë të panevojshme për shkak se është shumë e rëndësishme që në një situatë të tillë në të cilën ndodhemi, mesazhi t’i dërgohet qartë dhe pa asnjë mundësi për keqkuptim atyre që i kanë krijuar trazirat në veri”.

“Personalisht mendoj se mesazhet e tilla janë të rrezikshme sepse mund të krijojnë përshtypjen tek Vuçiqi se mund të vazhdojë me të njëjtën mënyrë, të destabilizojë jo vetëm Kosovën por edhe fqinjët tjerë”, tha Gërvalla.

Tutje, ajo tha se nuk ka bllokim të fondeve nga Bashkimi Evropian, por vetëm suspendim të përkohshëm.

“Nuk ka bllokim të fondeve. Ka suspendim të përkohshëm të fondeve dhe BE-ja e ka bërë të qartë se këto janë masa të cilat janë për momentin dhe natyrisht janë të rikthyeshme”, tha Gërvalla.

Në mesin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës pritet të jenë pezullimi i punës për grupet punuese të MSA-së, pezullimi i programeve të BE-së, pezullimi i takimeve dhe vizitave bilaterale dhe mosmiratimi i projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor – IPA

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img