5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla për ambasadorët: “Përzgjodhëm njerëz që nuk shkojnë pse i ka borxh partia ose qeveria”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, deklaroi se gjatë shumë pak javëve të ardhshme do të përfundojë procesi i emërimit të ambasadorëve të rinj të Kosovës që do ta përfaqësojnë shtetin nëpër vendet tjera.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ajo u shpreh se e ka parë si detyrë primare që në pozicione kaq të dukshme të jep një shenjë që nuk janë të gatshëm të tolerojnë shkelje të ligjit.

“Propozimet janë dekretuar, dërguar për marrjen e lejeve që merren nga shtetet pritëse. Procedurat kanë filluar, pasi jemi përpjekur që t’i bëjmë me dije partnerët tanë për të marrë fillimisht ndonjë reagim nga ta nëse janë skeptikë për ndonjë propozim. Prandaj, keni duruar deri më tani, duroni edhe pak ditë, dhe ambasadorët e Republikës së Kosovës, të një kalibri të shkëlqyeshëm, do të shkojnë e përfaqësojnë Kosovën në ato vende”.

“Kemi përzgjedhur kokërr për kokërr njerëz që kanë peshë në jetën tonë shoqërore dhe që përfaqësojnë integritet të jashtëzakonshëm personal. Njerëz që nuk shkojnë pse i ka borxh partia apo qeveria diçka, por njerëz që kemi konsideruar që i përfaqësojnë interesat e këtij vendi më së miri. Prandaj unë jam shumë e lumtur me përzgjedhjen që e kemi bërë”, vlerësoi ministrja.

Gërvalla po ashtu deklaroi se emrat e ambasadorëve i kanë vendosur, siç tha, katërshja që merret me çështjet e politikes së jashtme: presidentja, kryeministri, kryetari i parlamentit dhe vet ajo – ministrja e punëve të jashtme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img