Site icon PrishtinaPress

Gërvalla pas fake newsit që lëshoi në mediumin publik: Agjendë e mirëmenduar që të stopohet reforma në RTK

Drejtori i televizionit në RTK, njëherit ish-anëtari e aktivisti i Vetëvendosjes, Rilind Gërvalla, ka vazhduar rdeklaratat e tij kundër atyre që u distancuan nga televizioni publik, pas publikimit të lajmit të rremë kundër Nacionales e Periskopit.

Së fundi, ai ka pretenduar se ka një agjendë të mirëmenduar “jashtë e brenda” RTK-së që të stopohet reforma. 

“Mendoj që e gjithë kjo është një agjendë e mirëmenduar nga jashtë dhe brenda RTK-së, që të stopohet reforma e brendshme, ku njerëz që rrinë e kanë kontrata e përgjegjësi të larta të mos lëvizin, të bllokohet skema programore dhe ndryshimi konceptual programor. Dikush do që RTK të jetë e vjetra, por ka punëtorë në RTK që kanë ide dhe koncepte të qarta se si mediumi publik të jetë lider mediatik në Kosovë!” – ka thënë ai për “Kohën”.

Ndërkohë, mbrëmë, pasi redaktori i lajmeve qendrore në RTK, Jeton Musliu, doli me letër të gjatë ku tregoi presionet brutale në edicionin e lajmeve nga Rilind Gërvalla, ky i fundit u lëshua në akuza.

Gërvalla e akuzoi Jeton Musliun për gënjeshtra e shpifje, pavarësisht se redaktori Musliu ofroi detaje për të gjitha rastet specifikisht ku edhe kishte marrë vërejtje me shkrim.

“Në RTK ka hierarki. Drejtori ka përgjegjësitë e veta programore për çdo sekond që transmetohet. Linkun ia kam dhënë, pos asnjeherë s’i kam thënë bëje, as s’ka asnjë lloj presioni asnjëherë nga unë. Presioni ndaj redaktorëve është stisje dhe gënjeshtër. Ne nuk kemi debatuar. Lajmi i ‘Slobodna Bosna’ ka qenë publik. Mua më vjen keq që një i dënuar për shpifje vazhdoka të njejtën gjë” – deklaroi me shkrim Gërvalla për Kallxo.com.

Exit mobile version