0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla: Osmani ka kundërshtuar vendimet e dëmshme për Kosovën

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla në kuvendin e parë të partisë Guxo ka folur për presidenten Vjosa Osmani, për të cilën ka thënë se pa guximin dhe qëndrimin e saj, historia më e re e Kosovës do të dukej ndryshe.

Ajo ka thënë se Osmani ka kundërshtuar pazaret politike dhe koalicionet sipas saj të dëmshme.

“Vjosa Osmani guxoi çfarë rrallë kush kishte guxuar para saj, si deputete, si veprimtare politike, si kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani jo për të parë mbajti qëndrim të patundur duke ju kundërvënë hapur dhe me vendosmëri të gjitha vendimeve të dëmshëm për Kosovën. Më lejoni të përmend vetëm shumë pak prej tyre, sepse lista është shumë e gjatë. Edhe asociacionit të komunave serbe iu kundërvu për shkak se shkelte Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe interesat bazike të këtij vendi, edhe planeve të frikshëm për ndarjen e Kosovës, edhe pazareve politike dhe koalicioneve të pandershme, të gjithave iu kundërvu duke u shndërruar në një personalitet të rrallë në republikën tonë të re. E shtyrë nga parimet dhe bindjet e saj, nuk u përkul asnjëherë as para intrigave të partisë në të cilën ndodhej por luftoi me vite të tëra për demokracinë brenda partisë në të cilën ishte, e shoqëruar nga shumë prej nesh të cilët jemi të pranishëm në këtë sallë”, tha Gërvalla.

Ky është kuvendi i parë zgjedhor i partisë Guxo i cili do të konstituojë organet dhe statutin e kësaj partie.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img