2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla nuk tregon emrat e tre ambasadorëve politikë për Turqi, Norvegji dhe Maqedoni

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka konfirmuar se i kanë përzgjedhur tre ambasadorë, në Turqi, Maqedoninë e Veriut dhe Norvegji dhe se për të njëjtit nevojitet vetëm aprovimi.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Gërvalla tha se të dhënat e tyre janë konfirdenciale deri në momentin e aprovimit.

“Mund të ju them që momentalisht i kemi tre ambasadorë të konsideruar politik që kanë kaluar në Komisioni Parlamentar. Është ambasadori që duhet të shkojë në Turqi, ambasadori në Maqedoni dhe ai që duhet të shkojë në Norvegji. Këto janë procedura që janë konfidenciale deri në momentin e aprovimit”.

Më tutje, ministrja deklaroi se MPJ ballafaqohet me mungesë të theksuar të personelit dhe stafit civil në ambasada.

Ajo paralajmëroi se do të hapin konkurs.

“MPJ ballafaqohet me një mungesë të theksuar të personelit, stafit civil, prandaj jemi në pritje që në bashkëpunim me MPB-në të hapim konkurset që na mundësojnë që pozicionet që i keni të mbuluara me buxhet të mund të shpallim konkurset dhe të fillojnë punën njerëzit të rinj, që dëshirojnë, kanë kapacitet të fillojnë të bëhen shërbyes në MPJ”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img