3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla njofton se Kosova i është drejtuar Serbisë për Faton Hajrizin: Trupi i qytetarit tonë duhet të kthehet sa më shpejt

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se të gjitha çështjet për rastin e Faton Hajrizit i kanë adresuar edhe tek partnerët ndërkombëtarë, ku së paku Gërvalla thotë se presin kthimin e trupit në Kosovë familja.

“Kemi adresuar të gjitha temat edhe tek partnerët ndërkombëtarë sepse së paku trupi i qytetarit tonë do të duhej të kthehej sa më shpejt në Kosovë, do të duhej t’i kthehej familjes”.

Ajo ka treguar se përmes Zyrës Ndërlidhëse kanë komunikuar me institucionet e Serbisë dhe se do të njoftohet opinioni publik sapo të ketë ndonjë konfirmim.

“Zyra Ndërlidhëse i ka kontaktuar institucionet në Serbi dhe sapo të kemi një konfirmim të saktë të informacioneve, ne do ta ndajmë me publikun”, ka deklaruar Gërvalla për Klankosova.tv.

Ajo më tej tha se fqinjin verior, Kosova e ka të vështirë, e që sipas saj, rrallë sillet sipas standardeve të njohura ndërkombëtare.

Faton Hajrizi është vrarë dje nga policia serbe, pasi dyshohet se mesnatën e të mërkurës vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në Lloznicë.

Ai ishte arratisur javë më parë nga Burgu i Smrekonicës, ku për autoritetet kosovare ishte i pakapshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img