Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nesër nis vizitën zyrtare në Japoni, ku do të zhvillojë takime me homologen e saj japoneze, Kamikawa, deputetë japonez, delegacionin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), delegacionin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), e ambasadorë të shteteve të akredituar në Japoni.
Sipas komunikatës së MPJD-së, gjatë takimeve Gërvalla do të shpalosë progresin e Kosovës në demokratizim, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe mundësi të investimeve strategjike në vendin tonë.
“Vizita e Ministres Gërvalla në Japoni është e një rëndësie të veçantë në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale me shtetin japonez, si në rrugën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ashtu edhe në fushën e ekonomisë, arsimit dhe digjitalizimit”.