0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me homologun e saj Çavuşoğlu, për rritjen e fluturimeve mes Kosovës dhe Turqisë

Ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Gjatë këtij takimi u nënshkrua një marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për rritjen e numrit të fluturimeve mes dy vendeve.

Është për tu përshëndetur marrëveshja e cila u nënshkrua sot në lidhje me rritjen e numrit të fluturimeve mes Republikës së Kosovës dhe të Turqisë.

“Republika e Kosovës e ka të qartë përcaktimin e saj për integrimin në të gjitha strukturat euroatlantike. Si një anëtare e fuqishme e NATO-së pas sulmit rus në Ukrainë Turqia ka ofruar përkrahjen si ndërmjetësuese dhe po ashtu është aktive në Ballkan si ndërmjetësuese neutralë mes Serbisë dhe të tjerëve. Kosova ka qëndrim të qartë, Rusinë dhe Serbinë jo vetëm si faktorë agresiv por edhe destabilizua për të gjithë rajonin tonë”.

“Shpresoj që përpjekjet për ndërmjetës të NATO-së BE por edhe të Turqisë që Serbisë dhe separatistëve serb në Bosnjë dhe Hercegovinë të u pamundësohet që nën hijen e agresionit rus në Ukrainë dhe me ndihmën  e Rusisë të destabilizojnë Ballkanin perëndimor dhe Evropën”, tha Gërvalla, raporton EO.

Po ashtu Gërvalla u shpreh mirënjohëse ndaj Mevlüt Çavuşoğlu, për kontributin që dha shteti turk në fushën e Arsimit dhe shëndetësisë për Kosovë.

“Me ministrin biseduam edhe rreth angazhimit të Turqisë në mbështetjen e dhënë në fushën e Arsimit dhe dëshirojmë që ta zgjerojmë këtë bashkëpunim. Po ashtu i shpreha mirënjohje Qeverisë Turke për ndihmën në fushën e shëndetësisë, për dhënien e trajtimit pa pagesë të pacientëve nga Kosova dhe mundësinë e trajnimeve për punonjësit shëndetësor”.

“Shpreha gjithashtu interesimin në zgjerimin e thelluar të bashkëpunimit, krijimin e mundësive të investimeve direke turke në Kosovë dhe përdorimin maksimal të potencialit të ofruar në kuadër të marrëveshjes së tregtisë së lirë e cila hyri në fuqi në qershor të vitit 2019. Është për tu përshëndetur marrëveshja e cila u nënshkrua sot në lidhje me rritjen e numrit të fluturimeve mes Republikës së Kosovës dhe të Turqisë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img