14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së

Me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është nisur për Luksemburg, për të marrë pjesë në takimin e rregullt të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Në njoftimin e MPJD-së, do të diskutohet për sfidat e përbashkëta të politikës së jashtme dhe sigurisë gjatë viteve të ardhshme.

“Në këtë takim Ministrja Gërvalla do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth procesit të integrimeve evropiane, sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe nevojës së ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Gjatë kësaj vizite zyrtare në Luksemburg, kryediplomatja kosovare, do të marrë pjesë në shënim e Ditës Kombëtare të Luksemburgut, me ftesë të Dukës së Madh

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img