Site icon PrishtinaPress

Gërvalla merr pjesë në takimin e KS të OKB-së për Kosovën

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla është nisur për Nju Jork, ku do ta përfaqësojë shtetin tonë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë së cilës do të shqyrtohet raporti periodik i sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres për Kosovën.

Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla do t’i paraqesë të arriturat e Republikës së Kosovës, sfidat me të cilat përballet, sukseset në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, reformat në fusha të ndryshme si dhe perspektivën e vendit.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbahet nesër, më 18 tetor, duke nisur nga ora 15:00 (21:00 sipas orës lokale në Kosovë).

Exit mobile version