0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla me kryediplomaten belge: Diaspora shqiptare në Belgjikë kontribuon mirë si urë lidhëse mes dy vendeve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme të Belgjikës, Hadja Lahbib, ka thënë se kanë biseduar për sfidat e sigurisë dhe diasporën shqiptare.

Gërvalla-Schwarz, theksoi se e ka informuar kryediplomaten belge për progresin që Kosova ka bërë në shumë fusha.

“E kam falënderuar shumë ministren për përkushtimin e Mbretërisë së Belgjikës për t’i ndihmuar Kosovës përgjatë gjithë rrugës shtetndërtuese dhe partneritetin e sigurt dhe të fortë që i lidh dy vendet tona”, u shpreh Gërvalla-Schwarz.

“Ministren e informova për progresin që Kosova ka bërë në fushën e sundimi të ligjit, në fushën e zhvillimit ekonomik, në reformat institucionale dhe reformat në përgjithësi në vendin tonë”.

“Biseduam gjatë për sfidat e sigurisë dhe gjeopolitike dhe të rajonit tonë. Jo vetëm që Kosova që përballet me sfida të shumta për shkak të sjelljes tepër agresive të fqinjit të saj edhe Evropa në përgjithësi përballet me luftëra me kërcënime të cilat vetëm të bashkuar mund t’i përballojmë”.

Ajo potencoi në fund se biseduam për diasporën shqiptare në Belgjikë, teksa u pajtuan që është një diasporë mirë e integruar, që kontribuon mirë si urë lidhëse mes dy vendeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img