Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj nga Çekia Jan Lipavsky, ku aty biseduan rreth thellimit të bashkëpunimit në ekonomi dhe fusha tjera me interes të përbashkët.
Gjithashtu u bisedua edhe rreth situatës së sigurisë në rajon, proceseve integruese euro-atlentike të Kosovës dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta ndërshtetërore mes vendeve pro-evropiane në raport me sfidat me të cilat po përballet Evropa dhe bota.
Takimi u realizua në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, bëhet e ditur në kumtesën e MPJD-së