Site icon PrishtinaPress

Gërvalla kundër gazit dhe VV’së: Me ne a me arushën?

Kthimi gazit lotësjellës në Kuvend, nga deputetët e Levizjes Vetëvendosje, nuk po i pëlqen as Donika Gërvallës-Schwarz – edhe pse ajo njihet si kundërshtare e ashpër e Qeverisë dhe Kryeministrit Isa Mustafa dhe Presidentit Hashim Thaçi.
Aktivistja e LDK’së, Donika Gërvalla po akuzon opozitën që, sipas saj, sa herë që janë duke dështuar skenarët e Hashim Thaçit nga përpjekjet demokratike, opozitarët shfaqen me veprime të dëmshme për Kosovën dhe demokracinë.
“Me ne a me arushën?”, pyet Gërvalla VV’në në një reagim të saj në facebook.
Ky është reagimi i plotë i Donika Gërvalla-Schwarz:
Me ne a me arushën?
Çfarë rastësie!
Sa herë që duket hapur që është duke dështuar skenari i Hashim Thaçit, del ndonjë protagonist i ‘opozitës’ dhe me gaz lotsjellës rrënon përpjekjet për të evituar me mjete demokratike vendimet e dëmshme për Kosovën.
Shtrohet pyetja, me kë janë këta ‘trima’, me ne a me arushën?
Deputetët e LDK-së nuk guxojnë të ndikohen nga gazi lotsjellës në përpjekjet e tyre për ndaljen e ratifikimit të marrëveshjes skandaloze të demarkacionit me Malin e Zi.

Exit mobile version