-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla krye më vete, “nuk ka marrëveshje” me Serbinë

Dy vite ministre e jashtme, por vështirë e shquar për ndonjë punë e cila pa mëdyshje të do të mund të miratohej për arritje në fushën e diplomacisë të cilën e udhëheq. Huqjet serike ishin dhe vazhdojnë të mbesin marka e punës së saj si zyrtarja më e lartë në institucionin pasqyrë me botën e jashtme të shtetit.

Donika Gërvalla, e përsëriti sërish. Ndonëse s’u pa e dëgjua askund në kohën kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, arriti marrëveshje me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve dhe kjo marrëveshje kaloi në ujdi “ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshne”, ajo nuk mendon njëjtë si shefi i saj.

“Nuk ka marrëveshje”, beson ajo ende. Duke dhënë intervistë për një media portugeze, ajo e “demanton” Kurtin. “E vërteta është se ne ende nuk kemi marrëveshje me Serbinë”, supozon ministrja e jashtme.

Kjo marrëveshje e cila është konfirmuar nga ShBA dhe BE si ligjërisht e detyrushme për palët edhe pa nënshkrim, për Gërvallën nuk vlen të pohohet ashtu.

“Nga ana jonë, ne ishim dy herë, një herë në 27 shkurt dhe më pas fundjavën e kaluar, gati për një marrëveshje, me garancitë që partnerët dhe aleatët tanë – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara – na dhanë për zbatimin e asaj marrëveshjeje, por çuditërisht Serbia nuk ishte gati për këtë”, vazhdon ajo.

“Ata thjesht vazhdojnë lojën e vjetër të transmetimit të mesazheve dhe kohëve të ndryshme dhe më pas, kur afrohet firma, refuzojnë”, derisa shtoi edhe se “Është për të ardhur keq që BE-ja po e mundëson këtë situatë dhe nuk po i zgjidh sfidat e dialogut që po ndërmjetëson”.

Marrëveshja është pranuar si e tillë dhe punë e kryer nga 27 shtetet e Bashkimit Evropian, të NATO-s, dhe ShBA-së, por jo edhe nga Gërvalla./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img