1.6 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla: Komiteti i Ministrave të mblidhet e të marrë vendim për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla u takua me Presidentin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Gabrielius Landsbergis. Diskutimet e tyre u përqëndruan në aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Duke marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, MPJD bëri të ditur se ministrja Gërvalla nënvizoi përmbushjen e të gjitha kritereve të anëtarësimit në Këshillin e Evropës nga ana e Kosovës.

Në këtë kontekst, kryediplomatja ka bërë thirrje që të mblidhet Komiteti i Ministrave për të marrë vendimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

“Përmbyllja e procesit të anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës pas mbështetjes prej 82% të votave që i dha Asambleja e Përgjithshme anëtarësimit në KiE dhe fuqizimi i bashkëpunimit në rrugën euroatlantike të Kosovës, ishin temat kryesore të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, njëherit, President i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Gabrielius Landsbergis”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

“Më tej Ministrja Gërvalla theksoi se, ashtu siç ka konfirmuar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Republika e Kosovës ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe ofroi bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me qëllim që sa më parë të mund të mblidhet Komiteti i Ministrave për të marrë vendimin historik për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img