Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar për plagosjen me arme të kryeministrit sllovak, Robert Fico.
Ajo, me anë të një postimi në platformën X, ka uruar shërim të shpejtë.
“Ne po mendojmë për të dhe më të dashurit e tij. Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë”.
“Autorët duhet të ndëshkohen”, ka thënë Gërvalla.