Site icon PrishtinaPress

Gërvalla i përgjigjet Grenellit për Kurtin: Nuk është e vërtetë, në ShBA kemi miq pafund në të dyja kampet

Kandidatja për deputete nga Lista Guxo, Donika Gërvalla, i është përgjigjur kritikave të Richard Grenell, emisari për misione speciale i Presidentit Donald Trump, ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Gërvalla kundërshtoi deklaratat e Grenellit duke thënë se “nuk është e vërtetë që bashkësia ndërkombëtare është kundër Kurti.”

Ajo madje pretendoi se në të dyja kampet në ShBA “kemi miq pafund”.

“Kjo do të thoshte që krejt ata partnerë me kë bisedojë e fshehin të vërtetën nga unë…

Unë jam e fundit që më takon në një studio televizive të komentoj deklaratat e tij.

Kosova në Shtetet e Bashkuara, ata janë partneri më i rëndësishëm i Kosovës, partneri më i fortë i rëndësishëm.

Ne në të dyja kampet në ShBA kemi miq pafund, kemi njerëz të cilët realitetin e Kosovës e marrin shumë seriozisht.

Më duhet t’i zhgënjejë ata që i gëzohen rreziqeve për Kosovën, është tepër naive të besosh që Amerika heq dorë nga siguria në Kosovës, që kushdo ta rrezikojë prosperitetin e vendit tonë.” – tha Gërvalla në TëVë1.

Exit mobile version