Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, aktualisht ndodhet në Nju Jork të ShBA-së, pasi është ftuar në një ngjarje që është diskutuar për teknologjinë si dhe inteligjencën artificiale.
E, për këtë pjesëmarrje, shefja e diplomacisë kosovare e ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
”Faleminderit sekretari Blinken për ftesën e Kosovës në një ngjarje të rëndësishme në margjinat e #UNGA ku diskutohet se si Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në arritjen e qëllimeve të #SDG”, shkroi ajo në Twitter.
”Kosova dhe sektori i saj TIK janë të gatshëm të kontribuojnë në këtë fushë të rëndësishme së bashku me partnerët tanë anembanë globit”.