Site icon PrishtinaPress

Gërvalla e quan Kurtin ‘super-star’ dhe nuk harron t’ia huq, mesazhit i thotë ‘masazh’

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e ka quajtur “super-star” kryeministrin Albin Kurti, para qytetarëve në sheshin “Skënderbeu”.

Ajo ka njoftuar se “super-stari” ndodhet në Paris, por që ka dërguar një video.

Teksa e bëri prezentimin e videos së Kurtit, Gërvalla ia huqi duke e quajtur “video masazh”.

“Një super star është dashur të jetë në Paris. Andaj na ka dërguar video masazh. Ndiqeni adresimin e Kurtit nga Parisi”, tha Gërvalla.

Exit mobile version