Site icon PrishtinaPress

Gërvalla e pret në takim kryediplomatin kroat

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Pas takimit bilateral të dy homologët do të mbajnë konferencën e përbashkët për medie.

Përveç me Gërvallën, kryediplomati kroat do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke filluar nga ora 16:15 në ndërtesën e Qeverisë.

Radman ka arritur mbrëmë në Kosovë, ku është pritur nga Gërvalla.

Exit mobile version