Site icon PrishtinaPress

Gërvalla e Peci në drekë bashkë, këshilltari ua fsheh ushqimin që e konsumuan

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, dje kohën e drekës e kanë kaluar bashkë.

Ata janë shfaqur në një lokal së bashku me asistentët e tyre.

Në këtë drekë prezent ka qenë edhe asistenti i ministres Gërvalla, Haki Huruglica, i cili ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”.

Por ajo që bie në sy në këtë postim, është që Huruglica gjatë postimit të fotografisë në Instagram, ka censuruar apo fshehur ushqimin që e konsumuan bashkë me ministrat.

Exit mobile version