Site icon PrishtinaPress

Gërvalla drejt Parisit: Forumi i Paqes edhe më i rëndësishëm në këtë kohë kur ka kërcënime për konflikte dhe luftëra

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se ka marrë rrugë drejt Francës.

Ajo do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që do të nisë së mbajturi në Paris.

“Rrugës për Paris. Forumi i Paqes është edhe më i rëndësishëm në kohë kur Evropa dhe bota janë duke u sfiduar nga shumë kërcënime prej atyre që kërkojnë konflikte dhe luftëra”, është shprehur Gërvalla.

“Bota duhet të qëndrojë bashkë për ta mbrojtur paqen dhe lirinë kundër këtyre kërcënimeve”.

Exit mobile version