Site icon PrishtinaPress

Gërvalla: Ditë gëzimi për Kosovën dhe BE-në

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave, duke pohuar se sot është ditë gëzimi për Kosovën dhe Bashkimin Evropian.

“Një ditë gëzimi për Kosovën dhe BE-në. Sot, Parlamenti Evropian më në fund vendosi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. PE-ja ka qëndruar me ne në çdo hap gjatë gjithë viteve. Sot falënderova anëtarët kryesorë të PE-së për mbështetjen e tyre vendimtare”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

“Së bashku jemi Evropë”, përfundoi Gërvalla./PrishtinaPress/

Exit mobile version