Site icon PrishtinaPress

Gërvalla dhe Kusari-Lila vazhdojnë takimet në Kanada, tema mbrojtja dhe siguria

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe forcimi i partneritetit mes dy shteteve në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës ishin temat kryesore në takimin që ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, bashkë me Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Kanada, Mimoza Kusari-Lila patën me John McKay, Kryetar i Komisionit të Përhershëm për Mbrojtje Kombëtare në Parlamentin e Kanadasë, në kuadër të vizitës zyrtare në Kanada.

Avancimi i statusit të Kosovës në anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, përgatitja dhe profesionalizmi i ushtrisë së Kosovës, i arritur si rezultat i bashkëpunimit me shtetet anëtare të NATO-s dhe sipas standardeve të tyre ushtarake, ishin po ashtu pjesë e diskutimit mes Gërvallws dhe deputetit federal, John McKay.

Krahas aspekteve të mbrojtjes dhe sigurisë, gjatë këtij takimi Gërvalla e njoftoi Kryetarin McKay rreth progresit të arritur nga Republika e Kosovës në fushën e demokratizimit të vendit, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes, respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin ekonomik

Exit mobile version