Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se vizita në Kosovë e sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, e cila u realizua së fundi në Kosovë është domethënëse për Kosovën.
Gërvalla shtoi se Britania e Madhe është pararendëse e zhvillimeve të reja në Ballkanin Perëndimor.
“Kam parë tek ai vendosmërinë e Britanisë së Madhe për të ndihmuar që Moska e Beogradi të mos mund të terrorizojnë këtë pjesë të Evropës.
Këtë vit kemi 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë për të ndalë gjenocidin në Kosovë, të kujtoj ish-kryeministrin Tony Blair, i cili nuk ka lënë dyer në SHBA, apo shtete të mëdha evropiane, pa trokitur, duke u përpjekur për ndërhyrje të menjëhershme në Kosovë”, tha ajo më televizionin publik.