0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla akuzon diplomatët evropianë për masat ndaj Kosovës: Ka konfuzion të madh se çfarë konsiderohet shtensionim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, që janë arsyetuar me “mungesën e hapave të vendosur për të shtensionuar situatën në veri”, janë të padrejta dhe të pakuptueshme.

Në një konferencë për media bashkë me homologun e saj shqiptar, Igli Hasani, Gërvalla i ka akuzuar diplomantët evropianë se nuk janë në gjendje të japin vlerësim se kur mund të hiqen masat e caktuara.

Gërvalla tha se ka konfuzion të madh mes tyre, prandaj sipas saj, topin tashmë e kanë në duar ndërmjetësuesit e BE-së.

“Masat ndaj Kosovës i kemi cilësuar si të padrejta dhe të pakuptueshme, për shkak se asnjë diplomat evropian nuk është në gjendje të jap një vlerësim real se kur konsiderohen kushtet e përmbushura me qëllim që të hiqen masat. Ka konfuzion të madh mes diplomatëve evropianë se çfarë konsiderohet çtensionim dhe kur konsiderohen të përmbushura.

Masat e padrejta ndaj Kosovës nuk mund të ndihmojnë për të heshtur rreth faktit se në tetor topi ka kaluar te BE-ja dhe është radha e ndërmjetësuesve të BE-së që të sjellin Serbinë në tavolinë, me një qasje konstruktive për të nënshkruar marrëveshjet që janë arritur vitin e kaluar.

Kosova është treguar konstruktive në proces dhe është e interesuar që të arrijë rezultate. Ka ardhur koha që BE të thotë fjalën e vet për atë çfarë ka ndodhur në Banjskë dhe të mos lejohet që injorimi I fakteve të sjellë incidenteve të reja ” – tha Gërvalla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img