Loja në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 2” është çdo moment e më interesante. Ashtu siç është edhe nominimi, ku përballë janë 2 çifte. Olta-Kiara dhe Qetësor-Kristi. Njëri prej çifteve do të përballet për të dalë të shtunën nga shtëpia.
Sot në një bisedë me Oltën, Gerti që ka pak ditë që u bë pjesë e shtëpisë, ka treguar sesi i sheh ai këta 4 banorë.
Ai ka treguar përballë Oltës se Kiara është stoike në lojë dhe që këtë nuk e mbajtur asnjë banor, si dhe ka treguar që Luizin e ka ndryshuar dhe se asnjë femër tjetër nuk do ta bënte.
Pjesë nga biseda
Olta: Nga ne të katërt, kush është më i dobishëm në shtëpi, mi rendit.
Gerti: Normal që ti.
Olta: Po tjetër?
Gerti: Kiara.
Olta: Zhduke Luizin, zeje se nuk ekziston.
Gerti: Atëherë është një Kiara tjetër, është enigmë. Është mister për publikun.
Olta: Pse e sheh kaq të dobishme Kiarën? Si e sheh?
Gerti: Ajo a mbajt një pozicion stoik, që nuk e ka mbajt askush këtu. E di vetë se çfarë është bërë, ajo ka ditur të ruajë qetësinë në rastet më të vështira. Ka ditur me e mbështet Luizin në rastet më të vështira. Ka treguar shumë gjeste fisnike, që mund ta ndërrojë Luizin, ti e di ca ka bërë ky. Mendoj se Qetësori është më i nevojshëm, se Kristi është ezauruar.