Ish-kapiteni i Liverpool dhe Anglisë, Steven Gerrard, tha se vendi si trajner i MK Dons ka ardhur shumë shpejt për të.
Mesfushori 36-vjeçar, i cili do të largohet më 31 dhjetor prej LA Galaxyt, tha se ka pasur një ofertë nga klubi i League One (kategoria e tretë) pas largimit të Karl Robinson.
“Do të ishte një ofertë shumë e mirë për dikë tjetër, por për mua është shumë shpejt”, tha Gerrard, i cili ka luajtur 710 ndeshje me Liverpoolin.
Emri i anglezit është lakuar se mund të vazhdojë të luajë futboll te Celtic dhe Newcastle, ashtu si për një rikthim në “The Anfield Road”, si pjesë e stafit teknik të Jurgen Klopp.