Steven Gerrard beson se mesfushori i Evertonit, Ross Barkley do të shkëlqente nësë do të transferohej në Tottenham Spurs apo Chelsea.
23-vjeçari është lidhur së fundmi me një kalim të mundshëm te Tottenham, pasi që është duke dështuar të tregojë më të mirën nën Ronald Koeman.
Barkley ka edhe një vit e gjysëm kontratë me Everton dhe nësë do të ndalonte bashkëpunimin me ‘toffes’ ish bashklojtari i tij në kombëtaren angleze mendon se do të shkëlqente kudo që transferohet.
“Nëse ai do të shkonte në Tottenham ose në Chelsea, ai do të shkëlqente dhe të gjithë fansat e Everton do të thoshin pse e kemi shitur?”, tha Gerrard për BT Sport.
“Unë mendoj nga përspektiva ime gjëja më e mirë për të do të ishte të transferohej”, përfundoi Gerrard.
Futbollisti që doli nga akademia e Evertonit, u krahasua gjatë sezonit 2011/12 se ai do të jetë ‘Rooney i ri’.
Barkely shënoi në takimin e parë të sezonit kundër Tottenham dhe deri më tani ka 3 gola dhe 2 asista për Everton në këtë sezon.