4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Georgina Rodriguez habit me rrëfimin: Fëmijët i rrahin në shkollë, djali ynë është kthyer në shtëpi duke qarë

Georgina Rodriguez na e ka bërë shumë të qartë se prioritet për të janë fëmijët e saj me Cristiano Ronaldon.

Dhe kur vjen puna për t’i mbrojtur, ai do të bënte gjithçka për mirëqenien e tyre. Megjithatë, ka situata në të cilat ai mund t’i këshillojë vetëm që ata vetë të përballen me botën dhe njerëzit me të cilët jetojnë.

Në një intervistë për “El Hormiguero”, Georgina Rodriguez bëri një rrëfim shokues rreth fëmijëve të tyre, shkruan revista spanjolle Hola.

Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram

Bukuroshja argjentinase tha se një herë njëri prej djemve të saj ishte kthyer në shtëpi duke qarë pasi e kishin rrahur.

“Në shkollë i godasin dhe nuk mbrohen, – shtoi Georgina për fëmijët e saj. – Një nga fëmijët e mi erdhi në shtëpi duke qarë se e kishin rrahur. Në kësi rastesh ju nuk dini si të mbroheni. E vërteta është se unë i mësoj të mos godasin njëri-tjetrin, fëmijët e mi janë shumë të sjellshëm në shkollë. Pastaj nuk do të doja kurrë që fëmijët e mi të grindeshin me të tjerët”, ka deklaruar Rodriguez.

“I dua fëmijët, jam shumë e organizuar. I dua fëmijët e mi, iu shërbej vetë gjatë gjithë ditës, – tha partnerja e Cristiano Ronaldos.

“Ne nënat i njohim shumë mirë fëmijët tanë dhe kemi durimin t’i edukojmë dhe t’u kushtojmë kohë. Ato kanë personalitete shumë të ndryshme”, shton tutje ajo.

Pesë vogëlushët konsiderohen mjaft me fat që kanë prindër të famshëm dhe një jetë plot luks; megjithatë, Georgina shpjegoi se ajo dhe Cristiano bëjnë çmos për t’i mbajtur ata me këmbë në tokë

“Unë dhe Cristiano vijmë nga familje të përulura dhe vlerësojmë çdo mundësi, sepse e dimë vlerën që ka. Ne gjithmonë rrënjosim te fëmijët tanë se duhet të jemi mirënjohës dhe të respektueshëm”, shpjegoi ajo.

Kujtojmë që Ronaldo ka pesë trashëgimtarë,  Cristiano Junior, i lindur nga një nënë surrogate, binjakët Mateo dhe Eva, gjithashtu nga një nënë surrogate, ndërsa ka edhe Alana Martina dhe Esmeralda nga Georgina.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img