Site icon PrishtinaPress

Geoana lë postin e dyshit të NATO-s për të garuar për president të Rumanisë

Të martën, më 3 shtator, Mircea Geoana e ka njoftuar sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s se do të largohet nga posti i zëvendëssekretarit të përgjithshëm të aleancës euroatlantike më 10 shtator.

Stoltenberg e pranoi dorëheqjen, duke falënderuar Geoanën për shërbimin e tij.

“Mircea i ka shërbyer NATO-s për gati pesë vjet. Fokusi i tij në teknologji dhe sfidat e reja të sigurisë kanë qenë vendimtarë për nxitjen e inovacionit në Aleancë”.

“Ai është një transatlanticist i vërtetë dhe puna e tij me partnerët ka e frytshme shumë për NATO-n. I uroj gjithë të mirat për të ardhmen”, tha Stoltenberg.

Geoana, më parë ka bërë të ditur dorëheqjen e tij dhe ka thënë se këtë po e bënë e pasi e ka për synim që të kandidojë për postin e presidentit të Rumanisë.

Ai është rumuni i parë që e pati këtë pozitë dhe është zëvendëssekretari i parë i përgjithshëm nga një vend që u bashkua me Aleancën pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Ambasadori Boris Ruge, ndihmëssekretari i përgjithshëm për Çështjet Politike dhe të Sigurisë (PASP), do të shërbejë si ushtrues detyre i zëvendëssekretarit të përgjithshëm derisa të emërohet një pasardhës. 

Exit mobile version