Këngëtarja e njohur Genta Ismajli numëron hite të shumta në karrierën e saj.
Që nga viti 2004 kur ajo debutoi për herë të parë në skenë e deri më sot, Genta nuk e ka ‘tradhtuar’ asnjëherë publikun duke i sjell vazhdimisht këngë të bukura, dhe duke qenë çdo herë aktive në muzikë.
Ka kënduar shumë zhanre: pop, R&B, dance, baladë, gjithashtu edhe pop folk, por asnjëherë nuk kemi pasur rastin ta shohim teksa këndon popullore.
Këtë kureshtje, këngëtarja Genta Ismajli ua ka shuar fansave së fundmi, gjersa ka kënduar në emisionin “Oxygen” live këngën e njohur popullore “Kandil”.
Ndonëse i shkojnë më për shtat rrymat tjera, edhe në zhanrin popullor zëri i Gentës tingëllonte bukur, përkundër faktit që këngëtarja nuk dha maksimumin në interpretim, duke e marrë pak me shaka, pasi po këndonte vetëm për qejf.
Për shumë mund të ndiqni videon nga minutazha 14:10.