Mediet serbe nuk kanë lënë pa komentuar vizitën e zyrtarit të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Hoyt Brian Yee, në Kosovë. Ky i fundit pati një sërë takimesh me krerët e lartë të shtetit si dhe përfaqësues të partive opozitare.
E përditshmja, “Kurir” ka shkruar se zyrtari nga Amerika ka kërkuar nga presidentit Hashim Thaçit që formimin e ushtrisë ta bëjë me anë të ndryshimeve kushtetuese, transmeton Indeksonline
Më tej, ky medium shkon edhe më larg, sheh “ëndrra” me sy hapur. Raporton se numri një i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk ka rënë dakord që Hashim Thaçi ta formojë ushtrinë e Kosovës!
“TRAMP BRANI SRBE! PORUČIO ALBANCIMA: Kosovo ne može da ima vojsku”(Tramp mbrojti serbët! U tha shqiptarëve: Kosova nuk mund të ketë një ushtri), është titulli i kësaj gazete propaganduese. /Indeksonline/