1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Gënjeshtra e Edi Ramës për 1 prill: Së shpejti Qeveri teknike

Kryeministri Edi Rama nuk e ka lënë mënjanë 1 Prillin, e cila njihet si dita e gënjeshtrës.

Kreu i qeverisë, ka ironizuar opozitën e cila kërkon qeveri teknike.

Në rubrikën e tij Amarcord në facebook, Rama shkruan se “ky është postimi i fundit, pasi po përgatitet qeveria teknike”.

Por më poshtë ai sqaron se ky postim lidhet me 1 Prillin…

Postimi i Ramës:

AMARCORD

Të dashur miq, ky i sotmi është edicioni i fundit i rubrikës Amarcord! Sepse sapo ka përfunduar përgatitja për krijimin e qeverisë teknike dhe kjo rubrikë do të mbyllet, bashkë me këtë faqe!

Lamtumirë!!!….

(Sot, gjithkush mund të thurrë një rrenë, me lezet për të tromaksur një çast miqtë me hilaritet???? Helbete, dita e rrenave është dhe nuk bëhet qameti! Po sa për rrenat e çdo dite tjetër, mos e çani kokën. Nuk ka çadër që i’a fsheh mërzinë dhe i’a mbron rrenës statujën, prej diellit të së vërtetës???? Siç e thotë Konica diku, ngaqë statuja nuk ish as mermeri as bronxi, po prej hallve, ngjau një gjë e mërzitur. Dhe hallva nisi të shkrijë nën rrezet e diellit????)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img