Genc Prelvukaj së shpejti do të sjell duet me një emër të njohur të skenës muzikore shqiptare.
Genc Prelvukaj këto ditë po shijon suksesin e këngës së tij të fundit “Ylli e Hana”, shkruan prishtinapress.eu
Kënga u prit mirë nga publiku, ndërsa Genci mori edhe përkrahje nga kolegët e tij, e një prej tyre është edhe Aurela Gaçe.
Kjo e fundit ka shpërndarë këngën e Gencit, duke thënë e ky projekt ia kujtoi krijimet e para të tij.
Ai është shprehur i lumtur për këtë vlerësim të Aurelës, ndërsa konfirmoi që gjatë këtij viti do të sjellin diçka të madhe bashkë.
“Aurela faleminderit per shperndarjen ne radhe te pare. Me behet shume qejfi qe te pelqeu. Se dyti sivjet do bejme dicka te madhe bashke sic e kemi folur shume here. Je artiste e madhe dhe njeri shume i mire. Gezoj shume qe kam respektin tuaj.”, ka shkruar Genci.