Genc Prelvukaj ka publikuar së fundmi një projekt të ri muzikor.
“Sa katile” mban titullin kënga, për të cilën ka bashkëpunuar me Bujarin.
Ky projekt i dyshes tashmë ndodhet në YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.
Teksti është shkruar nga vet artisti me miksim dhe masterizim nga Granit Ismajli.
Producimi po ashtu u bë nga vet Genci bashkë me artistin gjilanas.
Videoja iu besua produksionit Black Fish Entertainment.
Genci vetëm pak ditë më parë solli një duet me partneren e tij, Eni Koçin dhe Granit Ismajlin.