Site icon PrishtinaPress

Gegaj rrugës së Etrit Berishës, supertalenti kosovar provohet te skuadra e madhe suedeze

Denis Gegaj po ecën me hapa të sigurt drejt majave të futbollit. Madje rrugëtimi i tij ngjason me ecurinë e suksesshme të Etrit Berishës.
14-vjeçari i Shkollës së Futbollit “2 Korriku”, Denis Gegaj për 10 ditë me radhë ka testuar veten në klubin suedez, Kalmar FF.

Në këtë ekspeditë, talenti prishtinas me prejardhje nga Istogu ka përfituar edhe nga mundësia e dhënë që të angazhohet edhe në kampin e organizuar po nga Kalmar FF me futbollistët elitë të lindur në vitin 2008 e që angazhohen në futbollin suedez.

Qershori ishte muaji kur Gegaj pati mundësinë që të kalojë disa ditë në seancat stërvitore të klubit suedez, ku u bashkua pas sukseseve të arritura në Kosovë me grupin e tij, ku u shpallë kampion i Regjionit të Prishtinës dhe Kampion i “Play-Off”-it Nacional të Kosovës për moshat U15.

Në stërvitjet me suedezët, portieri Denis Gegaj pati kënaqësinë që të punojë me figura të njohura të futbollit suedez si: Lucas Nilsson (shef i akademisë së Kalmar FF), Jens Nilsson (udhëheqës i grumbullimeve për testimin e talentëve në Kalmar FF), Rasmus Elm (ish-kapiten i Kombëtares së Suedisë në futboll), Festim Pasho (trajner në Kalmar FF), Emin Nouri (ndihmës-trajner në ekipin e parë të Kalmar FF), Rickard Fransson (trajner i portierëve në Kalmar FF) dhe Peter Sëardh (skaut).

Ky sukses i Denis Gegajt gëzoi pa masë kampin e 2 Korrikut, nga pjesëtarët e të cilit u përgëzua portieri, sidomos për faktin që në klubin nga Arbëria, pas Etrit Berishës si portier fantastik e me karrierë të bujshme që hapin e madh e bëri pikërisht nga Kalmar FF, të njëjtën gjë po e kërkojnë me shumë siguri e vetbesim edhe portierët e rinjë të shkollës “verdheblu”.

Exit mobile version